Nga: ERMELINDA HOXHAJ

TIRANE- Përfundojnë proce durat e njësimit të diplomës për 329 studentë që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar listën e re me emrat e studentëve të cilëve u janë përfunduar procedurat e njësimit të diplomave deri në fillim të këtij muaji. Në listë janë emrat e 329 studentëve, të cilët kartonët e njohjes së studimeve që ata kanë kryer jashtë shtetit i kanë gati, ndaj duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Arsimit që të tërheqin certifikatën.

Studentët të cilët kanë “certifikuar” studimet e tyre në universitetet jashtë vendit, mund të aplikojnë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për njohjen e diplomës. Për periudha të caktuara ka pasur dyndje për konvertimin e diplomave të huaja, dhe kryesisht janë studentë të kthyer nga shtetet fqinje si Italia apo Greqia.

Të gjithë ata të rinj që kanë studiuar jashtë dhe duan që të gjejnë një vend pune në Shqipëri apo të vazhdojnë studimet, procedurat për njohjen e diplomave kryhen në një kohë më të shkurtër se 45-ditëshi, ndërsa për rastet që dyshohen se kanë probleme në dokumente, procedurat zgjasin. Pagesa për procedurat e njohjes së diplomës së marrë në universitete të huaja jashtë Shqipërisë është 2500 lekë.

Bashkëngjitur, të interesuarit gjejnë listën e plotë të 329 emrave, diploma e të cilëve është njësuara në Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Njohjes së Diplomave. Nëpërmjet certifikatës së njësimit, këtyre studentëve do t’u njihen studimet që kanë kryer jashtë vendit dhe mund të aplikojnë për punë në Shqipëri apo për një cikël tjetër studimesh në universitetet shqiptare.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: