Ka shkuar në 7 të vdekur dhe katër të humbur bilanci nga ‘Gloria’ që ka goditur Spanjën, teksa stuhia është spostuar drejt Francës. Në Jug të Francës është shpallur alarmi i kuq për shkak të përmbytjeve të mundshme. Dy lumenj janë tashmë të tejmbushur dhe 1500 persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Viktima e fundit në Spanjë ka qenë një burrë që ka rënë në det në portin e Palamos, në veri-lindje të Katalonjës.

Edhe dy të tjerë kanë vdekur në Andaluzi. Një fermer 77-vjeçar ka vdekur teksa sera e tij është shembur si pasojë e breshrit.

Një endacak ka vdekur nga i ftohti, ndërsa një trup i pajetë është gjetur në një zonë të përmbytur në provincën e Alicante. Në të njëjtin vend një burrë është shpallur i zhdukur, pasi makina e tij është tërhequr nga uji, të tjerë të humbur rezultojnë edhe 3 persona, mes të cilëve një angleze 25 vjeçare.

Alarm i kuq në Francë -Stuhia Gloria që është spostuar drejt Francës ka sjellë shira të rrëmbyeshëm, borë, erëra me shpejtë 100km/orë dhe dallgë të larta deri në 10 metra. Në orët e fundit Meteo-France ka konfirmuar ‘alarmin e kuq” në veri të Perpignan dhe në jug të Carcassonne. Rreth 1500 banorë janë evakuuar në Pirenei lindor dhe dhjetëra të tjerë në Aude, pas tejmbushjes së dy lumenjve. ‘Shirat-parashikon shërbimi meteorologjik francez-do të zgjasin deri të enjten në mesditë. Shkollat në zonat e prekura do të qëndrojnë të mbyllura.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb