Një cift që mbeti i izoluar në një ishull ka arritur të shpëtojë pasi shkruajti ‘NDIHMË’ me shkronja të mëdha në rërë.

Dyshja kishte qenë në një udhëtim peshkimi rreth ishujve Percy, që ndodheshin në brigjet e Queensland, Australi.

Mbrëmjen e së martës, ata vendosën të linin arkën e tyre në një vend, por moti i keq bëri që të dëmtohej në masë të madhe.

Ata nuk kanë pësuar asnjë dëmtim pasi kishin ushqim, si dhe patën fatin të mos sulmoheshin nga ndonjë kafshë. Një helikopter që po kalonte për kontrollin e zonës i ka parë dhe ka shkuar ti japë menjëherë ndihmë.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb