Një pjesë e Unazës së Re dhe një zonë e ish-Fushës së Aviacionit janë aktualisht pa energji elektrike, për shkak të një incidenti që është regjistruar pas dëmtimit të Fiderit 334, rrjetit të tensionit të mesëm 20kV.

Sipas OSHEE-së, ka qenë një subjekt privat që po punon për ndërtimin e Unazës së Madhe, ai që ka dëmtuar këtë fider. Aktualisht brigadat e OSSH janë në terren për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

Ndërkohë, si pasojë e një avarie në linjën e OST 400 kV Tirana 2-Podgoricë, sot në orën 17:41 u stakua energjia në disa nënstacione të OSSH-së. Konkretisht në nënstacionin e Spitallës (Durrës); Golem; Kavajë; Plasmas (Lushnje), Rrogozhinë, Divjakë, Ballaj, Mërtish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxharë, Povelcë, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos, Matkë. Pas ndërhyrjes në teren, energjia u rikthye.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: