Mbi 60 000 persona në Suedi janë të lidhur me bandat kriminale, ku rreth 14 000 prej tyre kanë qënë të përfshirë në mënyrë aktive, tha dje policia suedeze.

Suedia ka disa vite që po lufton kërcënimin në rritje nga aktiviteti i bandave kriminale në Malmö dhe qytete të tjera.

Vdekjet nga armët e zjarrit dhe shpërthimet kanë ndodhur kryesisht në biznesin e trafikut të drogës.

Rreth 95% e anëtarëve të bandës kriminale janë meshkuj, ndërsa 88% janë shtetas suedezë.

“Ne shohim që rrjetet kriminale janë shumë të gjera, gjë që konfirmon se ky është një problem social i përhapur dhe shumë serioz”, tha në një raport shefja e policisë kombëtare, Petra Lund.

“Por, ne duhet të besojmë se është e mundur të ndryshohet kjo tendencë”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb