SUEDI- Të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në periferi të Stokholmit, në distriktin Rinkeby. Zona është e populluar nga emigrantët. Dy persona u dërguan në spital në gjendje të rëndë, raportojnë mediat vendase duke cituar policinë. Më vonë, policia suedeze deklaroi se një prej të plagosurve kishte humbur jetën.

Dy persona të tjerë morën dëmtime të lehta, madje një prej tyre shkoi në spital me këmbët e veta, ndërsa tjetri nuk pati nevojë për ndihmë mjekësore. Policia tha se ai ishte lënduar nga rikoshetë e plumbave.

Zona ku ndodhi ngjarja u rrethua nga policia, ndërsa ende nuk ka një autor të identifikuar. Policia po mbledh informacione nga dëshmitarët okularë.

“Momentalisht jemi duke mbledhur të dhëna për të krijuar një ide se çfarë ka ndodhur”, citojnë mediat vendase zëdhënësen e policisë, Eva Nilsson.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: