Suedia ka dëbuar një gazetare kineze të klasifikuar nga autoritetet si “kërcënim serioz për sigurinë”. Gazetarja thuhet se ka qenë në kontakt të ngushtë me diplomatë kinezë në Suedi prej disa vitesh.

Mediat raportuan se 57 vjeçarja, erdhi në Suedi gati 20 vjet më parë, ku thuhet se u martua me një suedez.Ajo thuhet se ka qenë në kontakt të ngushtë me ambasadën kineze dhe ka organizuar udhëtime të delegacioneve kineze në Suedi.

Sipas raportimeve, ajo ka qenë e ndaluar që nga tetori i vitit 2023.Agjencia Suedeze e Emigracionit më pas vendosi ta dëbonte gruan.
Ajo e apeloi vendimin, por ai u refuzua nga një gjykatë suedeze. Qeveria suedeze vendosi të dëbojë gazetarin përgjithmonë.

Sipas avokatit të saj, kinezja mohon të jetë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Suedisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: