KABUL– Militantët e armatosur në Afganistan kryen një sulm të koordinuar pranë një agjencie të sigurisë kombëtare të martën në mëngjes. Bilanci i sulmit kundër një ndërtese qeveritare në qendër të Kabulit shkaktoi 28 të vdekur, bëri të ditur kreu i policisë së kryeqytetit afgan. AP raporton se nga sulmi kanë mbetur edhe për qindra të plagosur.

“Agresori kishte parkuar një kamion ndërtimi në parkingun pranë godinës duke e shpërthyer më pas”, deklaroi Abdul Rahman Rahimi, duke saktësuar se 28 viktimat, pjesa më e madhe civilë u vranë gjatë shpërthimit të kamionit, duke u pasuar me shëmbime zjarri.

Talebanët ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndërsa mësohet se pranë ndërtesës së sigurisë ndodhet edhe ambasada e SHBA në Afganistan.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: