Tre persona, përfshirë një grua në të 60 -at, janë plagosur rëndë nga të shtënat në Kristianstad, Suedi në mes të ditës në një qendër tregtare.

 

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kristianstad pasi breshëri të shtënash janë dëgjuar në orën 03:40 pasdite.

 

Policia tha se tre persona janë shtruar në spital me plagë të shkaktuara nga armë zjarri pasi ambulancat shkuan në vendngjarje në rrethin Nasby dhe janë në gjendje ‘të rëndë’.

 

Të plagosurit mësohet se janë të moshës, 20, 30 dhe 60 vjeç.

 

Motivi i sulmit nuk është i qartë. Një kërkim policor është duke u zhvilluar në të gjithë zonën e Kristianstad për të kapur sulmuesin. Spitali qendror në Kristianstad thuhet se është i mbyllur dhe nën roje.

 

Një prani e shtuar ndjeshëm e sigurisë dhe ndërprerje të ndërlidhura, përfshirë kufizimet e mundshme të lëvizjes, ka të ngjarë në të gjithë Kristianstad ndërsa operacioni policor vazhdon.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb