TUNIZI

Një sulm terrorist ka ndodhur në resortin bregdetar Sousse në Tunizi, ku ngjarje të tilla nuk kanë qenë për herë të parë.
Tre autorë kanë hyrë fillimisht me thikë duke plagosur një polic dhe duke lënë një tjetër të vrarë.

Oficerët ishin pjesë e patrullës së Gardës Kombëtare, teksa autorët pas aktit rrëmbyen armët dhe makinën e Policisë dhe u larguan.
Por më pas ata u qëlluan për vdekje nga autoritetet duke mos i mbijetuar dot sulmit pasi shkëmbyen zjarr me policët që po i ndiqnin.

Pikërisht në këtë resort, Sousse ka ndodhur një nga ngjarjet më tragjike të Tunizisë, ku në 2015 gjatë një sulmi terrorist humbën jetën 38 persona nga dora e vetëm një njeriu të armatosur, shumica turistë britanikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb