Gjykata e Apelit në Tiranë ka hequr sot masat e sigurisë për 5 punonjësit e IT-së, në Ministrinë e Brendshme dhe Departamentin e Administratës Publike, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte caktuar masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për Rudina Llagamin, Albi Gjekën, Altin Sallakun, Alketa Sulon dhe Igli Lubonjën, ndërkohë që sot Apeli ka hequr masat.

NJOFTIM PER MEDIA
Referuar raportimeve te mëparshme ne media, lidhur me procedimin penal për sulmin kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen e menaxhohen nga AKSHI, mbi kërkesat e prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj personave nën hetim Znj. A. S., Z. I. L., Znj. R. Ll., Z. A. S. masën e sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
Mbi ankimet e personave nën hetim të sipërcituar, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimet respektive të datës 22.12.2022, vendosi të shfuqizojë vendimet e marra nga gjykata e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb