Detaje të reja dalin në pah nga ngjarja horror ne Paris të Francës, ku një person sulmoi me thikë gjashtë persona.

Autoritete franceze bëjnë me dije se autori është një 23-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në spital dhe më pas do transportohet për në paraburgim, nën akuzën për tentativë për vrasje.

Prokuroria vlerësoi se gjendja shëndetësore e të riut, i cili mbeti i plagosur nga zjarri i policisë, lejon marrjen e masave, si ajo e mbajtjes në burg.

Ndalimi i të riut erdhi nga dy oficerë policie, të cilët qëlluan dhe plagosën autorin. 23-vjeçarika marrë plagë në gjoks dhe krahë, por gjendja e tij nuk konsiderohet si kritike. Ajo çka duhet theksuar është fakti se policët që qëlluan të riun, ishin jashtë detyrës në atë moment.

Prokuroria e Parisit ka deklaruar se i ri “pa asnjë arsye filloi të qëllonte njerëzit, ku vetëm viktimën e parë e ka goditur 20 herë.

Sipas një burimi policor, thuhet se sulmuesi është libanez, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër depërtimi, i cili nuk është zbatuar për shkak të paqëndrueshmërisë që mbizotëron në Libi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: