Rikthehet sistemi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, por jo në atë të Qafë Thanës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb, duke iu referuar informacioneve nga autoritetet doganore bëhet e ditur se aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadalshëm ndërsa sa i përket situatës së automjeteve në këtë pikë është normale.

Ndërkohë, gjendja vazhdon po njësoj në Qafë Thanë. Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Botës dhe në Portin e Sarandës ende nuk punon sistemi TIMS. Kujtojmë se më 9 shtator sistemi TIMS u sulmua nga një sulm kibernetik pas të cilit autoritetet thanë se fshihej Irani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb