Situata në Katar është përshkallëzuar, teksa mbi bazën amerikane në Doha janë hedhur gjashtë raketa nga Irani.

BBC ka bërë një përmbledhje të asaj që dimë deri më tani për këtë sulm në Katar. Ambasada e Amerikës në Katar iu tha qytetarëve amerikanë se duhet të strehohen deri në njoftim të dytë.

Pikat kryesore që dimë deri më tani:

Ekziston një “kërcënim i besueshëm” për Qendrën e Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në Al Udeid në Katar, raporton korrespondenti i sigurisë i BBC-së, Frank Gardner.

Disa orë më parë, ambasada amerikane në Katar u tha qytetarëve amerikanë se duhet të strehohen “deri në njoftim të mëtejshëm”.

Deklarata e shkurtër nuk dha detaje specifike, por tha se alarmi ishte lëshuar “për shkak të një kujdesi “.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, më pas dha të njëjtën këshillë për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar në Katar.

Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore , duke i detyruar aeroplanët të devijojnë nga Doha – një nga aeroportet më të ngarkuara në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: