I ashpër ka qenë qëndrimi i ministrit të Brendshëm turk, Suleiman Soylu ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Soylu në një komunikim për mediat lidhur me sulmin me bombë që tronditi Stambollin, ka deklaruar se nuk i pranon ngushëllimet e ambasadës amerikane.

Ndërsa lidhur me autorët e këtij sulmi të rëndë, ai ka thënë se nëse disa të arrestuarit nuk do të ishin kapur, atëherë ato mund të arratiseshin drejt Greqisë.

“Nuk pranojmë ngushëllimet e ambasadës amerikane, i refuzojnë”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: