Sulmi me raketa në Poloni ka rritur gatishmërinë e qeverisë polake. Presidenti polak Andrzej Duda, ka deklaruar se Polonia duhet të jetë e përgatitur për pasojat nga e luftës Ruse në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, ne duhet të jemi të përgatitur në njëfarë kuptimi që aksidentet të mos ndodhin përsëri në kufijtë tanë si rezultat i luftës,” tha ai.

Më tej shton se qeveria polake do të bëjë gjithçka që të mbrojë vendin.

Nga ana tjetër ekspertët ushtarakë thanë se asnjë sistem i mbrojtjes raketore nuk mund të kapte një raketë të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: