I dyshuari për sulmin me armë zjarri në një paradë të 4 korrikut pranë Çikagos është ngarkuar tani me shtatë akuza për vrasje, thonë zyrtarët.

Robert Crimo, 21-vjeçar, do të dënohet “për vrasjet që ai ka bërë kundër komunitetit tonë”, tha prokurori i shtetit të Lake County, Eric Rinehart.

Sulmi në Highland Park la shtatë të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë të plagosur.

Rinehart shtoi se disa akuza të tjera do të ngriheshin përpara se hetimi të përfundonte.
“Këto janë vetëm të parat nga shumë akuzat që do të ngrihen kundër Crimo-s”, tha ai. “Dua ta theksoj këtë. Do të ketë më shumë akuza”.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari akuzohet se ka qëlluar 70 plumba nga një pushkë me fuqi të lartë mbi turmën dhe është maskuar si grua në mënyrë që të mund të arratisej së bashku me viktimat në arrati.

Pas një ndjekjeje prej tetë orësh të hënën, policia arrestoi Crimo-n dhe ai u gjet me një pushkë të dytë të ngjashme me atë të përdorur në sulm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: