VJENE

Të dhëna zyrtare kanë dalë nga sulmi i djeshëm që tronditi Vjenën. Konfirmohen nga Policia zyrtarisht se janë 3 viktima civilë dhe 15 të plagosur në total, nga këta të fundit edhe një oficer policie.

Policia thotë se autori i cili kishte një eksploziv të rremë, dyshohet se kishte motive islamike teksa Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer deklaroi se ai ishte i radikalizuar dhe dyshohet si simpatizant i ISIS.

Autori kishte një pushkë si dhe armë të tjera teksa në fund përfundoi i vdekur duke e çuar në 4 numrin e viktimave në total. Ndërkohë në këtë sulm i cili dyshohet se kishte dhe autorë të tjerë ndodhi pikërisht pranë një sinagoge, objekt kulti i hebrenjve por nuk dihet nëse ka lidhje me një sulm ndaj tyre apo jo.

Në total humbën jetën 2 burra dhe 2 gra teksa vendet perëndimore e kanë dënuar ashpër këtë ngjarje duke i dalë në krah Austrisë. Në Europë sulmet terroriste këtë muaj kanë filluar në Francë, ku pas karikaturave satirike të ”Charlie Hebdo” u vra një mësues francez Samuel Patty, më pas tre persona në Nice teksa tashmë është goditur dhe Austria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: