Facebook ka zbuluar një çrregullim në çështjet e sigurisë që i lejon hakerave të futen në rreth 50 milionë llogari, njoftoi kompania ditën e sotme.

Kompania tha nëpërmjet një skuadre inxhinerike se hakerat kishin zbuluar një dobësi në kodet e Facebook nëpërmjet të cilit mund të futeshin në llogari.

Facebook u bë i vetëdijshëm për një sulm potencial pasi vuri re një goditje në aktivitetin e përdoruesve më 16 shtator.

“Kjo është një çështje mjaft serioze e sigurisë, dhe ne po e marrim shumë seriozisht,” tha CEO i Facebook, Mark Zuckerberg në një telefonatë me gazetarë.

Kodi “View as” lejon përdoruesit të shohin se si duket profili i tyre në platforma të tjera. Kjo cënueshmëri, e cila përkonte me tre gabime teknike, u lejoi edhe hakerave të marrin aksesin e 50 mln llogarive.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb