Billi Mucklow ka hequr nga dora unazën e fejesës pas fotove të partnerit të saj, Andy Carroll, me një bionde në shtrat gjatë festës së beqarisë, u bënë virale.

Ylli i televizioneve u fotografua për herë të parë në publik që pas skandalit, teksa bënte pazar me nënën e saj.

Çifti, të cilët janë bashkë prej 13 vitesh, kanë tre fëmijë. Andy i propozoi për martesë partneres së tij në Itali në vitin 2014, unazë të cilën tashmë Billi Mucklow e ka hequr.

33 vjeçari shkoi në Dubai të festonte festën e beqarisë dy javë para dasmës dhe ftoi në suitën e tij instruktoren e fitnesit Phoebe Robb, 26 vjeç dhe menaxheren e barit, Taylor Jane Wilkey, 27 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Taylor bëri foto në shtrat me lojtarin anglez, teksa ky i fundit flinte gjumë dhe ua shpërndau miqve të saj, të cilët më pas i bënë virale.

Ndërkohë 27-vjeçarja pretendon se mes tyre nuk ndodhi asgjë dhe fotot i bëri thjesht për shaka. Ajo tha për The Sun se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale së bashku.

Më vonë dolën imazhe të tij duke fjetur në të njëjtin shtrat me Phoebe. Billi ndërkohë ka vendosur në pikëpyetje të ardhmen e tyre, pasi është larguar nga banesa dhe po qëndron tek prindërit e saj.

Gjithashtu ka zëvendësuar foton e profilit në WhatsApp me një foto të fëmijëve të tyre.

Ajo i ka kërkuar futbollistit që t’i tregojë gjithçka ka ndodhur atë natë./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb