TIRANE

Keisi Medini ishte mbrëmjen e djeshme e pranishme në “Fan Club BB VIP”, ku ka folur për marrëdhënien që ka pasur me Krist Aliajn.

Teksa pranë kishte babain e saj, Sabianin, dhe përballë babain e Kristit, Robertin, Keisi u shpreh se Kristi është një djalë që respekton vajzat dhe i lë hapësirën.

Ish-banorja nuk ka shuar shpresat se marrëdhënia e tyre ka përfunduar brenda shtëpisë së “Big Brother”, ajo thotë se nëse Kristi i shkruan pasi të dalë, patjetër që do pranojë që të takohen.

“Unë e respektova shumë vendimin e Kristit, se nuk jemi mësuar ne këtu në Shqipëri që të shohim një djalë që të respektojë vajzën dhe t’i lërë hapësirat e saj. Unë i thashë nuk dua të vazhdoj më, ndoshta kur të dalim jashtë do jetë më bukur, më ndryshe, këtu nuk mundem, jam shumë konfuze, shumë gjëra dhe ai më tha në rregull, mund të rrimë dhe si shokë, ndoshta ishte pak e sikletshme, pastaj ndodhën dhe këto gjërat e tjera. Por që unë mund të them që kam qenë shumë reale, publiku e ka parë këtë gjë, unë që ditën e parë që kam hyrë aty brenda, kam 100% reale, si në atë lidhje, njohje”, tha Keisi.

E pyetur nëse do e presë me kënaqësi një mesazh nga Kristi në momentin kur të dalë, bukuroshja bionde u shpreh:

“Unë kam thënë, kur të dalë nëse më shkruan… tani nuk e di”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: