Kyrian Chinazorm Nëabueze i cili në sezonin e parë me Laçin shënoi 24 gola ka marrë sot në ambientet e FSHF në Tiranë ‘’Këpucën e Artë’’ të Superligës.

Ai kaloi me sukses sezonin e parë tek Laçi  teksa tashmë veriorët përgatiten për kualifikueset e Europa League. Nëabueze ia dedikon çmimin vëllait të tij që nuk jeton më.

Sa i përket Shqipërisë ai thotë se ndihem mirë këtu teksa shton se është rehat kur luan në Superligën shqiptare.

“Ndihem mirë, mendoj se gjithçka që kisha parashikuar në fillim të sezonit të bëja, funksionoi në mënyrë perfekte për mua. Ky është një lloj dedikimi për familjen time dhe veçanërisht për vëllain tim që ka ndërruar jetë dhe kjo këpucë e artë është për të. Niveli është i mirë, jam i lumtur këtu dhe ndihem rehat kur luaj në këtë ligë. Mendoj se është një çmim i përbashkët, si skuadër, është një histori për Laçin, mendoj se çdokush ishte shumë entuziast që diçka e tillë e madhe të ndodhte këtë sezon, jam i lumtur. Është një çmim individual por mendoj edhe si skuadër pasi ka bërë shumë mirë”, tha sulmuesi i Laçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb