Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 gotë oriz
2 1/2 gota ujë
1 l. qumësht
100 gr. sheqer
50 gr. gjalp
1 lugë niseshte
Lëkurën e një portokalli
100 gr. arra
1 e verdhë veze
Përgatitja

Ziejmë orizin me ujin deri sa të shterojë i gjithë uji. Më pas shtojmë 900ml qumësht, sheqerin dhe i ziejmë akoma. Gjatë zierjes shtojmë gjalpin dhe lëkurën e limonit të grirë në rende. Në një tas shkrijmë 100 ml qumësht me një lugë niseshte. Ia shtojnë masës dhe e ziejmë sa të trashet. Shtojmë arrat e grira dhe e kalojmë në një tavë. Nga lart e lyejmë me një të verdhë veze me pal qumësht dhe e pjekim për 30 min në 190 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb