Nga: ZONJA KATERINA

300 gr koçkulla, 1-2 karrota, 1 kokërr qepë, 1 lgj koncentrat perimesh, 4 lgj vaj ulliri, 1 gotë verë të bardhë
1 litër e 200 ml ujë, Kripë, piper, trumzë, Rigon i bardhë, Kos për servirje

Lajmë koçkullat disa herë. Në një tenxhere hedhim vajin dhe kaurdisim mirë qepën. Më pas shtojmë koçkullat dhe vazhdojmë kaurdisjen. I shuajmë me pak verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë ujin e ngrohtë me koncentratin e shkrirë. E lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare dhe më pas e kalojmë në blender duke e kthyer në një supë kremoze. Rregullojmë shijen me kripë, piper, trumzë ose rigon të bardhë dhe e servirim me pak kos të kulluar. Këtë supë mund ta servirim dhe me domatina të kaurdisura me pak vaj, kripë, piper, rigon dhe kaperi të shuar me uthull balsamike.

(er.cu/vila 24/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb