Nga: ZONJA ENEIDA

Për qoftet:
1 qepë
2 thelpinj hudhër
500 gr mish të grirë
1 vezë
3 lugë galetë
Kopër
Majdanoz
3 lugë oriz
Kripë
Piper të zi
Nenexhik
Miell

Për supën:
1 degë selino
1 karotë
1 patate
1 vezë
1 limon
Kripë
Kopër
Vaj ulliri

Grijmë ne rende karotën, pataten dhe selinonë në kubikë të vegjël. I skuqim në tenxhere në vaj ulliri dhe i lëmë të ziejnë 20 minuta.

Grijmë qepën në rende dhe ia shtojmë mishit të grirë bashkë me vezën, galetën, majdanozin, koprën, nenexhikun, piperin, kripën. Orizin ndërkohë e vendosim në një gotë me ujë.

Ndërkohë që perimet po ziejnë, shtojmë orizin tek brumi i qofteve dhe formojmë qofte të vogla. I kalojmë në miell dhe i hedhim në tenxhere të ziejnë. Mielli ndërkohë do të trashë dhe lëngun e supës.

Rrahim vezën me lëngun e limonit dhe shtojmë nje garuzhde nga supa për të bërë lidhjen. Më pas e shtojmë në tenxhere duke e trazuar. E servirim supën të ngrohtë me kopër të freskët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb