Mbyllet në barazim 1-1 derbi mes Partizanit dhe Tiranës, një barazim dramatik që është regjistruar në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Sfida ka qenë e luftuar dhe ka pasur episode shënimi në të dyja portat, por të parët që kanë kaluar në epërsi kanë qenë vendësit, falë golit të brazilianit Uilliam Kordeiro.

Tirana e vuan këtë gol dhe humbet qartësi, por në kohën shtesë bardheblutë do të gjejnë forcën e duhur dhe do të godasin në minutën e 92-të, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë. Tirana ngjitet në koutën e 66 pikëve, 7 më shumë sesa Kukësi që luan të shtunën kundër Teutës, ndërsa Partizani në vendin e pestë me 49 pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: