Ernest Muçi ka lënë përsëri shenjë në futbollin turk, duke shënuar golin e radhës me fanellën e Trabzonsporit. Fati e donte që 1 ditë para skadimit të afatit për aplikimin e së drejtës së blerjes së kartonit nga ana e Trabzonspor për fantazistin shqiptar nga Besiktas, të dyja këto skuadra të përballeshin në Stamboll, në javën e 33 të Superligës turke.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar pikërisht në ndeshjen që kishte më shumë rëndësi për të, atë kundër Beshiktashit në fushën e këtij të fundit, duke u treguar tifozëve vendas se çfarë kanë humbur.Për vendasit ndërkohë luajti për 90 minuta edhe Kristjan Asllani, por pa mundur dot të lërë gjurmë në këtë sfidë.
Në minutën e 62-të të ndeshjes, ai mori një pasim në zonë në të majtën dhe me një gjuajtje të harkuar saktësisht çoi topin në cepin e largët të portës duke mos i dhënë mundësinë portierit që ta devijonte, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit, rezultat i cili nuk ndryshoi deri në fund.
Ky ishte goli i 11-të në këtë kampionat i Muçit, i shënuar përballë skuadrës që zotëron kartonin e tij dhe nga e cila ai shpreson të transferohet përfundimisht te Trabzonspor. Pikërisht pas ndeshjes së të shtunës, presidentët e dy klubeve do të ulen të diskutojnë për t’i dhënë fund telenovelës për të ardhmen e sulmuesit shqiptar..
Ndërkohë po të shtunën, Gallatasaray arriti të sigurojë fitimin e titullit kampion matematikisht, pas suksesit në shtëpi 4-2 ndaj Antalyaspor. Protagonist për gjigandët e Stambollit u bë Victor Osimhen me një dopietë. Ky ishte titulli i 26 I kampionit në historinë e Gallatasaray dhe i 4 radhazi në Superligën turke.
