Supermodelja Karlie Kloss mirëpriti fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Joshua Kushner më 11 korrik. Lajmin e ndau Kushner në Instagram, bashkë me një foto të vogëlushit të tyre, duke shkruar: “Mirëserdhe në botë”.

Karlie, e cila gjithashtu ndan djalin Levi, 2 vjeç, me Joshua-n, njoftoi shtatzëninë e saj të dytë gjatë Met Gala 2023, ku tregoi barkun e saj rrumbullak me një fustan të zi me aksesorë perlash nga Loewe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Karlie dhe Joshua – vëllai i të cilit është Jared Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trump – u martuan në Nju-Jork në 2018-ën dhe mirëpritën Levin në vitin 2021. Një vit më vonë, Karlie reflektoi për rrugëtimin e saj të mëmësisë, duke kujtuar ndjesinë e papërshkrueshme kur u bë nënë dhe duke e quajtur prindërimin “gëzimin më të madh që të jetës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb