Supersfida e 1/16-tave të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich po afron dhe besimi po rritet për një rikuperim të mundshëm të Sadio Mané. Edhe pse trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Julian Nagelsmann e ka përjashtuar praninë e ish-sulmuesit të Liverpool në ndeshjen e Parc des Princes, pamjet e mbërritura nga qendra sportive bavareze japin lajme të mira.

Senegalezi, i cili ka munguar prej më shumë se dy muajsh për shkak dëmtimi, u stërvit sot me topin. Ndeshja PSG-Bayern është në program për datën 14 shkurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb