Ndeshjet e para çerekfinale të play off kanë dhuruar surpriza në të dyja Komnferencat në NBA. Miami Heat, që u kualifikua pas fazës “play in” në Lindje, fitoi 130-117 në fushën e Milwaukee Bucks, ekipit me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt.

Jimmy Butler me 35 pikë e 11 rebound ishte lider për ekipin nga Florida, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Middleton për vendasit. Por lajmi më i keq për Bucks është dëmtimi i Giannis Antetokounmpo, që u lëndua në shpinë pas një rrëzimi, pas vetëm 10 minutash lojë. Edhe Miami pësoi një dëmtim, Herro pësoi një frakturë të dorës dhe mbylli sezonin.

Në Perëndim, befason ekipi i Los Angeles Lakers, që fitoi 128-112 në fushën e Memphis Grizzlies, duke bërë një ndeshje të mirë. Pesë lojtarë të Lakers realizuan mbi 19 pikë, çka tregon për forcën e kolektivitetit. Hachimura me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa 31 pikët e Jackson për vendasit mbetën për statistikë.

Surprizon edhe ekipi i Clippers, që falë 38 pikëve Leonard, mundi 115-110 Phoenix Suns. Durant e Booker realizuan 53 pikë së bashku, por që nuk mjaftuan për vendasit. Nuk zhgënjen Denver, që mundi 109-80 Minnesota, ndeshje e fituar pa probleme nga vendasit. Murray më 24 pikë ishte më i miri në parket.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb