TIRANE – Përgatitjet për Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës kanë hyrë në një fazë të re. Tashmë janë përcaktuar datat e koncerteve folklorike sipas zonave etnografike.

Por, disa surpriza priten këtë radhë. Ministria e Kulturës ka njoftuar sot se etnokoreografë të Tropojës, gjatë ekspeditave kanë hulumtuar dhe dokumentuar tri gjetje të rralla rituale dhe muzikore në këtë zonë. Mendohet se ato do të jenë befasia e Festivalit të Gjirokastrës.

Për prurje të reja origjinale dhe burimore flasin edhe folkloristë të Qendrës Kulturore të Hasit dhe Qendrës Kulturore të Kukësit, duke dëshmuar për një punë serioze të folkloristëve, interpretuesve dhe bartësve të këngëve, valleve dhe riteve, të kësaj pasurie të pashtershme të trashëguara brez pas brezi. Përgatitje serioze janë bërë edhe në qarqet e tjera të vendit, në Gjirokastër, Vlorë, Berat, Shkodër, etj.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb