Ministrja e Jashtme i Shqipërisë Olta Xhaçka, pas takimit të zhvilluar në samitin e NATO-s është shprehur se e bashkuar NATO mund të përballojë çdo sfidë.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Twitter”, Xhaçka shprehet se takimin e mbajtur në Riga , u zhvilluan diskutime konstruktive.

“Diskutime konstruktive në NATO, në Riga në një kohë të shqetësimeve në rritje për sigurinë dhe stabilitetin . Ndamë shqetësime të përbashkëta për situatën ë Ukrainë dhe thirrje të përbashkëta për dialog si e vetmja rrugë për të parë përpara”, shprehet Xhaçka.

Xhacka

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: