Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “takim koti” takimin e kryeministrit Albin Kuri me presidentin  e Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut mes dy vendeve në Bruksel.

Haradinaj thotë se në dialog duhet të përfshihet SHBA’ja e të mos i lihet në dorë BE’së, derisa ka thënë se “secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve”,.

“Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, ka shkruar ndër të tjera ai.

 

Ramo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb