Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është takuar këtë të hënë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç. Siç u njoftua më herët nga vetë Vuçiç në këtë takim do të diskutohet dhe për Kosovën, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy shteteve. Bisedimin rreth kësaj teme, e ka konfirmuar vetë Macron, në një intervistë të dhënë për mediat vendase, para takimit me Vuçiç.

“Zgjidhja e vetme që do të çojë përpara këtë çështje dhe kjo është një çështja thelbësore për vendin dhe popullin tuaj, e këto janë zgjidhjet për të cilat janë pajtuar dy palët, që janë të njohura dhe që do të na mundësojnë që përfundimisht të zgjidhim këtë çështje të rëndësishme që është në qendër të Evropës sonë”, deklaroi Macron-i para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Ai premtoi para gazetarëve se Parisi zyrtar do të angazhohet më shumë në këtë çështje dhe pse jo të jetë pikërisht Franca ndërmjetësuesja në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: