Në një artikull të sajin gazeta gjermane “Budesdeutsche Zeitung” shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po bëjnë gati tanket për të luftuar me Rusinë”, duke iu referuar faktit se në qytetin port gjerman, Bremerhafen kanë mbërritur 3 anije që transportojnë 2800 tanke dhe 4 mijë e 200 ushtarë, 400 automjete të blinduara, që konsiderohet edhe si përforcimi më i madh ushtarak në Europë që nga Lufta e Ftohtë.

Mësohet se armatimet dhe trupat janë të destinuara të përforcojnë mbrojtjen e kufirit të Polonisë dhe gjithë Europës. “Këto trupa dhe armatimet i përkasin Brigadës së Tretë të Divizionit të 4-t të këmbësorisë në Colarado që kanë nisur marshimin e tyre në Evropën Lindore prej disa javësh”,- ndërsa theksohet se gjithçka ndodh në kuadër të operacionit të koduar “Zgjidhja e çështjes së Atlantikut”.
BBB
Armatimi do të niset në drejtim të kufijve rusë me 900 vagonë, gjatësia e të cilëve shkon në 14 kilometra, siç theksoi përfaqësuesi i komandës së Budesverit në krahinën federale Brandenburg. “Nga 7 janari deri në 16 transportimi i pajisjeve ushtarake do të bëhet me tre trena”,- shtoi ai.

“Më lejoni të jem i qartë: Kjo është pjesë e përpjekjeve tona për të penguar agresionin rus, për të siguruar integritetin territorial të aleatëve tanë dhe për të ruajtur një Evropë të lirë, të begatë dhe në paqe”, u shpreh zëvendës komandant i SHBA, Tim Ray në një deklaratë për shtyp.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb