Pjesa më e madhe e Rafahut, si pjesa tjetër e Gazës, tani është thjeshtë rrënoja.

Sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar vazhdimisht zonën, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke vrarë mijëra palestinezë.

Civilët e zhvendosur në zonë në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve në Gaza, kanë deklaruar se janë të frikësuar se e jjejta gjë mund të ndodhë edhe në Rafah.

“Ne jemi të frikësuar nëse një pushtim ndodh në Rafah. Ku mund të shkojmë?”, tha Tamam al-Handy, një nënë e zhvendosur që tani kërkoi strehim në Rafah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: