TANZANI-Ditë të tëra ecjeje dhe ngjitje në mal, lodhje dhe shumë ftohtë, deri në lartësinë 5895 metra të Kilimanxharos, mali më i lartë i Afrikës, i vendosur në Tanzani, duke arritur një rekord si vajza më e re në botë, që ka prekur këtë majë.

Roxy Getter, 8 vjeç nga Punta Gordo, në Florida, së bashku me prindërit dhe vëllain Benjamin, 10 vjeç, ka marrë pjesë së bashku me një grup ekskursinistësh, për tu ngjitur në malin e lartë, në mes të korrikut.

E inkurajuar pa pushim nga grupi dhe në mënyrë të veçantë nga vëllai, Roxy, me kapelen e saj prej tigri, ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga një vajzë 9 vjeçare.

Fotot e ngjitjes Guiness janë publikuar në faqen Facebook të nënës së saj Sarah dhe të një tjetër pjesmarrëseje në këtë aventurë, Donna Lahey, nga Pennsylvania.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb