Lacio renditet e treta në Serina A, me vetëm një pikë më pak se rivalët e urryer të Romës, si dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, pasi nxorri jashtë kompeticionit Napolin. Bardhekaltrit prej gati dy muajsh dinë vetëm të fitojnë, për ta është një periudhë e artë pas zhgënjimeve të shumta të përjetuara gjatë sezoneve të fundit. Dhe sigurisht meritë kryesore për ndërtimin e kësaj skuadre ka drejtori sportiv Igli Tare, i cili nuk e fsheh gëzimin për këtë sezon të mrekullueshëm,çka ka bërë që të harrohen kritikat e sezoneve të shkuara.

“Duam vendin e dytë, duke parakaluar Romën në renditjem për t’u dhënë shumë gëzim tifozëve tanë, – vijon më tej Tare. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, të vetëdijshëm për forcën tonë dhe duke qenë të përulur,” deklaroi ish-sulmuesi i Lacios.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: