Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për brumin:

250 gr miell
150 gr gjalpë
1 lugë pluhur pjekës
1 vezë
1 lugë ujë i ftohtë
Pak kripë

Për mbushjen:

300 gr kërpudha të freskëta
40 gr gjalpë
200 ml pana
2 vezë
150 gr gjoks pule
Pak miell
Kripë
Piper i zi

Përgatitja

Në një tas shtojmë miellin, kripën, pluhurin pjekës dhe gjalpin dhe i shkrifëtojmë me duar. Shtojmë vezën dhe ujin, ngjeshim brumin dhe e lëmë të pushojë 30 minuta.
Në një tigan të nxehtë me gjalpë skuqim kërpudhat. Sapo të zbuten dhe të marrin ngjyrë nga të dyja anët, shtojmë mishin e pulës në copa të vogla. I skuqim bashkë dhe i lëmë të ftohen. Shtojmë pana, vezët, kripë dhe piper të zi.
Hapim petën me trashësi 4-5 mmdhe e vendosim në tavë për tartë. E shpojmë fundin me pirun, shtojmë masën dhe e pjekim me 190 gradë për 40 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: