Recete nga znj Katerina
Përbërësit

1 petë sfoljatë
600-800 gr spinaq
2-3 qepë të njoma
2-3 vezë
2 lgj djathë kaçkavall të grirë
2 lgj djathë të bardhë të grirë
1 filxhan qumësht
2 lugë vaj ulliri
2 lugë gjalpë
Kripë, piper, arrë moskat
50 gr djathë kaçkavall

Përgatitja

Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe shtrojmë petën sfoljatë duke e puthitur në anësoret e tavës. E shpojmë petën me pirun në të gjithë sipërfaqen dhe e vendosim të piqet për rreth 10 minuta në 200 gradë.

Ndërkohë kaurdisim qepët me pak vaj ulliri. Shtojmë spinaqin në mënyrë graduale dhe sapo të ulë vëllimin rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. Përziejmë vezët me qumështin, kripë, piper dhe dy llojet e djathit. E trazojmë mirë dhe e shtojmë tek spinaqi.

Pasi peta sfoljatë të jetë pjekur e nxjerrim tavën e tartës nga furra dhe hedhim masën e përgatitur me spinaq dhe vezë. E spërkasim sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë në rende, vendosim vende-vende disa copëza gjalpi dhe e fusim tavën në furrë të piqet për 15-20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb