Erling Haaland mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, një sulmues për të cilin interesohen një pjesë e mire e ekipeve europiane. Nga Spanja në Angli, por dhe Bayern Munich në Gjermani , emri i Haaland gjendet kudo mes ekipeve të mëdha që kërkojnë një “bomber” për të ardhmen. Fillimisht u përfol se biondi norvegjez nuk ishte në shitje por përballë një presioni shumë të madh edhe drejtuesit e B.Dortmund duken të dorëzuar.

Haaland
Haaland

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, verdhezinjtë kanë vendosur të lënë të lirë Haaland, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Gjithnjë sipas “Bild”, çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij duhet të paguaj minimalisht 150 milion euro. Kjo nuk është një shifër e lartë duke pasur parasysh potencialin e Haaland por në këtë kohë krizë mbetet një shifër e vështirë për tu paguar. Për sulmuesit prej kohësh janë vënë në garë ekipi si Real Madrid, Barcelona, Man.City, Bayern Munich e shumë të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb