Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me presidentin e Institutit Republikan Daniel Twining në një konferencë mbi luftën kundër korrupsionit në Bruksel. Deputetja e PD, njëkohësisht pjesë e task force të IRI kundër korrupsionit, e lajmëroi këtë takim në një postim të sajin në rrjetin social X (më parë Tëitter).

“Kënaqësi të jem përfaqësuese e Shqipërisë në International Republican Institute task force për anti-korrupsionin dhe të takohesha në Bruksel me presidentin e IRI Dan Twining dhe Paul Mccarthy për një bisedë të frytdhënëse mbi parimet demokratike, prioritetet e integrimit dhe mbështetjen e IRI”, shkroi Tabaku në rrjetet sociale

Takimet e saj vijnë ndërsa ajo është fokusuar në një debat me qeverinë në lidhje me luftën kundër korrupsionit që duhet të ketë synim parandalimin e korrupsionit që është një nga problemet më të mëdha që ka vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb