Nëse doni një tjetër arsye për të hequr tatuazhin, Apple sapo ua dha një: Apple Watch nuk funksionon mirë nëse përdoruesi ka tatuazh tek kyçi i dorës. Pak ditë pasi u hodh në treg ora inteligjente, përdoruesit filluan të ankoheshin nëpër rrjetet sociale se ora humbet lidhjet dhe raporton rezultate të pasakta sa i përket matjes së rrahjeve të zemrës nëse në kyçin e dorës ka tatuazhe.

Videoja e postuar më poshtë demonstron më mirë këtë problem.Një problem i tillë ka shkaktuar shumë acarime tek përdoruesit, duke qenë se Apple Watch kërkon një kod sigurie PIN sapo ajo të zbulojë se është vendosur në kyçin e dorës së një përdoruesi tjetër. Monitori i rrahjeve të zemrës funksionon duke ndriçuar lëkurën me ngjyra infra të kuqe ose jeshile, por tatuazhet mund të interferojnë dhe të pengojnë funksionimin e orës.

“Ndryshimet e përhershme ose të përkohshme tek lëkura juaj, si tatuazhet për shembull, mund të ndikojnë në funksionimin e sensorit të rrahjeve të zemrës,” shkruan Apple. “Ngjyra dhe modeli i tatuazhit bllokojnë dritën nga sensori, duke e bërë të vështirë funksionimin.”

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: