Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar deputeti Taulant Balla, ku ndër të tjera foli edhe për familjen e tij.

Taulant Balla është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, për të cilin tha që e ka mbajtur gjithmonë me vete. “Është shoku më i mirë”, tha ai për të birin.

Taulant Balla zbuloi se mundohet që politikën ta mbajë larg familjes dhe shtëpisë së tij.

Deputeti mori një videomesazh surprizë shumë të bukur dhe të mbushur plot dashuri nga familja e tij, ku bashkëshortja zbuloi se më 25 dhjetor 2021 ata kanë festuar 15-vjetorin e të qenit së bashku.  “Desha ta falënderoja për gjithë këto 15 vite të mbushura plot dashuri dhe përkushtim, dhe mbi të gjitha për këto dy pasuri që më ka dhënë”.

Ndërkohë që djali i kërkoi të atit, si kryetar i deputetëve të mazhorancës, që të kalojnë më shumë ligje në parlament për të mirën e shqiptarëve, por sidomos për fëmijët dhe sportin.

Pjesë e videomesazhit ishte edhe e vogla e familjes së tyre, e cila i shprehu dashurinë të atit sipas mënyrës së saj.

Taulant Balla u emocionua dhe gjeti rastin që t’i kërkojë familjes së tij falje që nuk ka qenë aq sa duhet prezent në familje për shkak të angazhimeve të shumta që ka.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: