Nga Zonja Vjollca
Përbërësit
500 gr mish viçi
500 gr qepë
2 kokrra vezë
300 gr kos
1 lgj miell
4 thelpinj hudhër
Kripë, piper i zi
Vaj ulliri
Pergatitja
Fillimisht ndajmë mishin në copa dhe e kaurdisim atë me një qepë të grirë shumë hollë, pasi qepa të jetë tretur dhe mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë ujë, kripë dhe e lemë mishin të ziejë.
Qepët e tjera (duke llogaritur 100-150 gr për person), i qërojmë dhe i presim në fije si për sallatë. Kaurdisim qepët në një tigan me 4 lugë vaj ulliri derisa ato të zbuten dhe të thahen pak (por jo të marrin ngjyrë të errët). Shtojmë hudhrat të grira imët, pak kripë, piper të zi, i trazojmë së bashku dhe më pas i vendosim në tavën që do të gatuajmë.
Vendosim thelat e mishit mbi qepën që shtruam në tavë dhe shtoje dhe pak lëng në një nivel me qepën dhe mishin.
Në një tas rrahim vezët me kosin dhe me 1 lugë miell. E trazojmë sa të na formohet një krem homogjen dhe më pas mbulojmë me krem përbërësit në tavë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)
