NGA: ENEIDA CAKERRI

1 paketim lazanja
1 kg patate
500 gr mish të grirë
1 qepë të thatë
1 karotë
1 degë selino
300 gr salcë domatesh
800 ml qumësht
70 gr gjalpë
70 gr miell
100 gr djathë kaçkavall
100 gr djathë gouda
Vaj ulliri
Kripë
Majdanoz sipas dëshirës
Piper të zi /Piper të kuq
Arrë moskat

Patatet i presim në feta, u shtojmë vaj ulliri nga sipër dhe i pjekim në furrë me 200 gradë.
Ndërkohë në vajin e ullirit skuqim qepën me karotën deri sa të zbuten dhe shtojmë mishin e grirë.
Më pas shtojmë salcën e domates dhe erëzat dhe i gatuajmë për 10 minuta akoma.
Përgatisim beshamelin. Shtojmë gjalpin në një tenxhere dhe skuqim miellin. Shtojmë qumështin duke e trazuar te mos formohen kokrriza dhe në fund pasi të jetë trashur, arrë moskat dhe kripë. Në fund të tavës shtrojmë një shtresë me beshamel dhe vendosim një shtresë me patate. Shtojmë mbushjen me kima, pak beshamel akoma, djathë gouda dhe vazhdojmë me patatet. Në fund shtojmë beshamelin si dhe djathin që ka mbetur. E pjekim me 200 gradë për 40 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb