TIRANE

Në studion e Medicus nga Daljana Sejdia në News24, ishte e ftuar dr.Marsida Duli, e cila foli mbi rëndësinë e kurimit të veshkave siç duhet.

E pyetur çfarë rreziku paraqesin infeksionet urinare të patrajtuara, doktoresha theksoi së është e rëndësishme të trajtohen nga specialist dhe të tregohet kujdes me përsëritjen e tyre.

Shtimi dhe mostrajtimi i tyre, lidhet dhe me profesionistët mjekësor, sepse një mjekim jo adekuat, rrit shpeshtësinë dhe rikthimin e infeksioneve urinare duke çuar dhe në kronizicim.

Kjo ndodh në rastet kur një paciente nuk është trajtuar siç duhet, bakteri krijon rezistenca dhe organizmi krijon imunitet edhe nga medikamentet.

Kronicizimi i një infeksioni, çon më pas në dëmtime të parikuperueshme të veshkës që më pas përparojnë drejt stadeve terminale. Të gjithë faktorët, përveç të brendshëm e të jashtëm dhe dëmeve ekzistuese të aparatit urinar ndikon patjetër dhe lloji aksesit shëndetësor që kanë pacientët në trajtimin e sëmundjes së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb