BRITANI E MADHE

Taylor Swift ndihmon me 25 mijë euro një 18-vjecare të ndjekë ëndërrën e saj për të studiuar matematikë në Universitet. “Emri im është Victoria Mario dhe unë jam një 18-vjeçare me ngjyrë dhe kam një ëndërr të madhe”.

Kështu e nis përshkrimin për vetën një 18-vjecare nga Tottenham, Angli kur bëri një apel në ‘GoFundMe’. “Më është ofruar një vend në Universitetin e Warwick për të studiuar matematikë, por nuk mund ta përballoj ekonomikisht”- shkruante më tej ajo.

Taylor Swift e kishte parë rastësisht postimin e vajzës dhe nuk ngurroi për asnjë moment ta ndihmonte, duke i dhënë 25 mijë euro për të realizuar ëndrrën e saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: