TIRANE – Ndonëse një artiste e re, duket se me zërin dhe performancat e saj Tayna gjithnjë e më shumë po pushton skenat shqiptare dhe zemrat e fansave.

Prej ditës së parë kur ajo u shfaq në muzikë, Tayna u bë mjaftueshëm e famshme. Por, sot suksesi i këngëtares kosovare po i kapërcen kufijtë shqiptar.

Screenshot 11 12
Screenshot 11 12

Një tjetër artiste shqiptare pritet të bëjë bujë në arenën ndërkombëtare, njësoj si shumë emra të tjerë këngëtarësh. Sipas, Prive.al Tayna është në tentativa për të nënshkruar me Sony Ultra Music, label-in me të cilin ka nënshkruar kohë më parë, Era Istrefi.

Mmenaxheri i këngëtares, Rinor Hykolli, ditën e djeshme postoi foto me shkallët e UltraMusic, çka përkthehet si një sinjal i mundshëm për negociata me këtë studio të famshme produksioni, ku artistë të huaj, e së fundmi dhe disa shqiptarë po i bashkohen për një sukses ndërkombëtar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb