Në fundvit më shumë se kurrë, njerëzit kanë disa bestytni që i shoqërojnë prej vitesh dhe ndjekin disa rite, në mënyrë që viti që po vjen të jetë më i mbarë. Një prej këtyre ka të bëjë me veshjen e të brendshmeve të kuqe për festat e fundvitit, që besohet se sjell mbarësi në jetën sentimentale.

Mirëpo, teologu Miron Çako e ka quajtur këtë gjë shumë të gabuar, që ofendon besimtarët. I ftuar sot në “Wake Up”, ai tha se ngjyra e kuqe dhe jeshile janë simbole që përfaqësojnë natyrën njerëzore dhe shpresën, dhe janë ngjyrat e rrobave të Krishtit nëpër ikonat që shohim nëpër kisha.

“Ngjyra e kuqe dhe jeshile kanë simbolikën e vetë. E kuqja është hiri i Zotit ose dashuria e zjarrtë e Zotit që bashkohet me jeshilen që përfaqëson natyrën njerëzore ose shpresën. Krishti është biri i Zotit dhe biri i njeriut. Një person me dy natyra hyjnore dhe njerëzore. Po t’i shikosh në ikonat e kishës, Krishti ka gjithmonë dy rroba me dy ngjyra, të kuqe dhe jeshile, pra është edhe Zot, edhe njeri. Kjo është një ngjyrë e Krishtlindjes për të treguar se Krishti bëhet njeri dhe vjen mes njerëzve. Në qoftë se kjo degjeneron deri aty sa të bëhet rrobë e brendshme, kjo është një fyerje ndaj vetë simbolit. Kjo është dhe çështje komerciale, por të arrish deri aty që po veshe të brendshme të kuqe do të kesh dashuri për të gjithë vitin, gabohesh shumë rëndë”, tha teologu Çako.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: